Go to content Go to menu
 


Pozita Gjeografike:
 
Shqipëria shtrihet ne Evropën Juglindore, ne Perëndim te Gadishullit Ballkanik, ne koordinatat gjeografike: 39 16' gjatësi dhe 42 39' gjerësi. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2.
Gjatësia e vijës kufitare te Republikës se Shqipërisë është 1094 km; nga te cilat - 657-km – vije kufitare tokësore , 316-km vije bregdetare, 48-km vije ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.
Republika e Shqipërisë kufizohet ne veri nga Mal i Zi, ne veri-lindje nga Kosova , ne lindje me Maqedoninë, dhe ne jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinë.
Ne perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.
Lartësia mesatare është 708-m, dmth dy here me e madhe se ajo e Evropës.
Shqipëria përfshihet ne zonën sub-tropikale me lagështirë te Hemisferës Veriore, dhe ne zonën me klime mesdhetare.
Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi jane disa nga mineralet nëntokësore me te rëndësishme qe gjenden ne Shqipëri.
 
Klima:
 
Ne zonat bregdetare: Mesdhetare mesatare, dimër i bute dhe i lagësht, vere e nxehte dhe e thate
Ne zonat malore: mesatare Kontinentale, dimër i ftohte dhe i ashpër, vere e lagësht.
 
Relievi:
 
Fushor (ne Shqipërinë Perëndimore), Pllajor (ne Shqipërinë Lindore
Malor (ne Shqipërinë Veriore dhe Qendrore); Maja me e larte: Mali i Korabit (2,753m)
Vija Bregdetare:
362 kilometra
Popullsia:
3,364,571 (Qershor 1999)
95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% te tjerë
Shkalla e rritjes se popullsisë:
1,05% (2000)
Kryeqyteti:
Tirana ( qe nga viti 1920)
Gjuha zyrtare:
Shqipja
 
Gjuha shqipe është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një dege te veçante ne familjen e gjuhëve indo-evropiane.
Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptareve dhe te gjuhës shqipe qe ne shekullin e dyte te erës sonë.
Emri "Shqipëri" zëvendësoi emrin e "vjetër "Arbëri" (ose Arbani) ne fund te shekullit XVII, për shkak te kushteve te reja historike te krijuara ne ketë periudhe. Ky emër kishte për qellim t’i jepte rendësi lidhjes ndërmjet emrit te vendit dhe gjuhës, e cila ne atë kohe quhej "Shqip".
Dokumenti i pare i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462. Vepra e pare letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua me 1555, dhe qe nga ajo kohe gjuha shqipe është zhvilluar ne dy dialekte kryesore, veçanërisht gjate periudhës se Rilindjes Kombëtare Shqiptare:
"Gegërisht", dmth gjuha e folur ne Veri te Shqipërisë, dhe  "Toskërisht", dmth gjuha e folur ne Jug te Shqipërisë
Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit me 1908.
Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu dhe ne disa pjese te populluara nga shqiptare si Kosove, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.
Ngjarje te rëndësishme historike:
Territori i Shqipërisë është banuar qe ne lashtësi. Gjurme te jetës janë gjetur ne Xare, si dhe ne Shpellën e Shën Marinës ne Sarande qe nga koha e Paleolitit te mesëm dhe te vone (100 000 – 10 000 vjet me pare).
Shqiptaret janë pasardhës te drejtpërdrejte te Ilireve. Fiset ilire shtriheshin ne pjesën perëndimore te Ballkanit, deri ne lumenjtë Sava dhe Danub ne Veri, Morava dhe Vardar ne Lindje (qe është dhe vija kufitare me Thraken), dhe vargmalet e Pindit ne Jug dhe Juglindje (ne kufi me greket dhe maqedonet).
Zhvillimi i shpejte ekonomik, veçanërisht ai i metalurgjisë se bronzit dhe hekurit (ne shekujt XI-V para erës sonë) krijoi bazat e kulturës se përbashkët shpirtërore dhe materiale te fiseve ilire. Ne fund te shekullit V p.e.s., iliret u futen ne periudhën e skllavopronarisë, dhe themeluan përgjatë bregdetit qytete shume te njohura ne ate kohe, te cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrahium (Durresi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodran), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi Roman (ne vitin 168 p.e.s.) pati pasoja te renda për iliret. Megjithatë, ata e përballuan me sukses politiken asimiluese te romaneve, kryesisht si rrjedhoje e standardeve te larta te zhvillimit dhe identitetit te kristalizuar etnik.
Pas thyerjes se romaneve ne vitin 395 te erës sonë, Iliria mbeti nen sundimin e Perandorisë Bizantine. Ne periudhën pasuese, Iliria u pushtua nga fise te ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj.
Ne shekujt IV - VI, sllavet pushtuan një pjese te Ilirisë Veriore dhe Lindore, dhe Maqedonia pushtoi pjese te cilat me vone u asimiluan.
Fundi i mijëvjeçarit te pare shënon kristalizimin e kombit shqiptar. Me vone, formacionet politike shqiptare te shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri ne Kostur dhe Vlore. Ndërkohe, ne zona te pjesës jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili ne vitet pasardhëse shërbeu si sinomin për Arbërinë (shume shpesh, Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit").
Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak ne Arbëri (Shqipëri), por kryengritjet e njëpasnjëshme te princërve shqiptare përgatiten rezistencën e madhërishme te popullit shqiptar nen udhëheqjen e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu arriti te krijonte një shtet te centralizuar (Arbëria) dhe flamuri i tij u be flamuri kombëtar i Shqipërisë.
Shekulli XVIII shënon lulëzimin e dy "Pashallëqeve" te organizuara dhe shume te fuqishme: Pashallëku i Bushatllinjve (me qendrën e tij ne Shkodër dhe i qeverisur nga Karamahmut Pashe Bushatlliu); dhe Pashallëku i Janinës (me qendrën e tij ne Janine dhe i qeverisur nga Ali Pashe Tepelena). Lufta për pavarësi dhe identitet kombëtar arriti kulmin e saj me Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, e cila filloi me 1830.
Me 1878, kjo lëvizje u organizua me mire pas Lidhjes se Prizrenit, e cila shërbeu si udhëheqja e pare ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. por, Për fat te keq, te njëjtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila përfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia.
Megjithatë, lëvizja shqiptare për liri u kurorëzua me Shpalljen e Pavarësisë, me 28 nëntor 1912.
Gjate viteve te Luftës se Pare Botërore, Shqipëria u shndërrua ne një beteje lufte për fuqitë ndërluftuese, dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria.
Me 1920, Kongresi i Leshnjes (një qytet qe ndodhet 90 km ne jug te Tiranes), shpalli Tiranen si kryeqytet te Shqipërisë me konsensusin e përfaqësuesve nga e gjithë Shqipëria.
Me 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë. Por ai pati shume pushtet, dhe Republika funksiononte me tepër si Republike Presidenciale.
Me 1 shtator 1928, Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipërisë, duke marre titullin mbretëror "Zogu I".
Me 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, dhe si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese shpalli fundin e Mbretërisë se Zogut dhe ia ofroi kurorën Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbreteri Kushtetuese nen sundimin e Dinastisë se Savojes.
Me 29 nëntor 1944, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashiste. Qe nga ajo kohe, ne Shqipëri sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili ndikoi ne izolimin e vendit.
Me 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republike Popullore, si një nga format e diktatures se proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysmë shekulli, deri me 29 prill 1991, kur Parlamenti i pare pluralist shpalli Republiken Parlamentare te Shqipërisë.
Sistemi Politik:
Republike Parlamentare
Parlamenti shqiptar është parlament me një dhome dhe 140 deputete, te cilët zgjidhen një here ne katër vjet me zgjedhje te përgjithshme.
Presidenti i Republikës:
Z. Alfred Moisiu, i zgjedhur nga Kuvendi Popullor ne 24 korrik 2002 për një periudhe pese-vjeçare.
Kryetari i Këshillit te Ministrave:
Z. Sali Berisha (Partia Demokratike), me dekret te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, ne Gusht 2005.
Qeveria:
Përbëhet nga Koalicioni ndërmjet Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate, Partisë se Aleancës Demokratike, Partisë se Bashkimit te Drejtave te Njeriut dhe Partisë Agrare.
Kushtetuta:
Kushtetuta e re e Republikës se Shqipërisë është aprovuar me referendum popullor me 28 nëntor 1998.
Festa Kombëtare:
28 nëntor (Dita e Flamurit)
Flamuri:
Flamuri kombëtar i Republikës se Shqipërisë paraqitet me një shqiponje te zeze me dy koke dhe me krahë te hapura, te vendosur ne qendër te një sfondi te kuq.
Emblema:
Emblema e Republikës se Shqipërisë paraqitet me një shqiponje te zeze, te vendosur ne një mburoje te kuqe te tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga një shirit i zi. Ne pjesën e sipërme, me te kuqe është shkruar Republika e Shqipërisë.
 
Ekonomia:
 
Ekonomia shqiptare konsiderohet si Ekonomi e Tregut ne tranzicion. Sektori privat zë pjesën me te madhe te GDP-se. Ne Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik te Shqipërisë për vitet 2000-2003 Vlen te përmenden reforma e përgjithshme strukturore sipas standardeve te vendeve me ekonomi tregu te forte, privatizimi i sektorëve strategjike, dhe stabilizimi i treguesve makro-ekonomike me qellim kryesor rritjen e investimeve nëpërmjet zbatimit te Programit Publik te Investimeve dhe thithjen e Investimeve te Drejtpërdrejta te Huaja. Bashkëpunimi i ngushte me organizatat ndërkombëtare si: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, EBDR etj. përbejnë garanci për një zhvillim te qëndrueshëm ekonomik dhe përfundimin e fazës se tranzicionit. Ndërkohë, implementimi i Paktit te Stabilitetit përben një nga angazhimet e Qeverise për zhvillimin social-ekonomik te vendit me qellim kryesor integrimin ne Strukturat Euro-Atlantike.
 
Pasuritë Natyrore:
 
Pasuri nëntokësore (Nafte, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur nikel, xeherore, mermer); Burime te konsiderueshme hidrike; Zona te konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit te vendit). Burime te pashfrytëzuara ne fushat e Turizmit Blu, Te Gjelbër dhe Te Bardhe...
 
 
Rritja e popullsisë, 17.000 shqiptarë më shumë në 2004:
 
Sipas INSTAT, popullsia shqiptare konsiderohet një popullsi me moshë të re. Mosha mesatare e saj është 31.7 vjeç. Nga viti 2003 në vitin 2004, ajo ka njohur rritje. Nëse në vitin 2003 në vend numëroheshin 3.111.163 banorë, në vitin 2004 kjo shifër ka arritur në 3.127.263 banorë. Ky është një nga konstatimet që publikohen në botimin e INSTAT "Shqipëria në shifra 2005", botim i përvitshëm i Institutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohen të dhëna për të gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare. Të dhënat krahasuese për këtë botim fillojnë që nga viti 2001 dhe vazhdojnë deri në vitin 2004.
Sipas statistikave, në vitin 2003 numri i lindjeve ishte 47012, ndërsa në vitin 2004 ky numër ka shkuar në 43022. Ka, gjithashtu, një rënie të martesave dhe një rënie të divorceve. Kështu, në vitin 2003 janë të regjistruara sipas INSTAT 27342 martesa dhe 3634 divorce. Ndërsa në vitin 2004 ky numër ka zbritur në 20949 martesa dhe 2968 divorce. Divorci për 100 martesa ndërkohë është rritur nga 9.6 në vitin 2001 në 14.2 në vitin 2004.
Sa i përket numrit të të papunëve që paguhet nga shteti numri i tyre mbetet i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar. Paga mesatare mujore, ka pësuar një rritje të vitpasvitshme nga 14963 që ka qenë në vitin 2001 në 24393 lekë në vitin 2004 në sektorin shtetëror.
Në 2004, rritja e pagës në sektorin shtetëror llogaritet me 11.2 %, ndërkohë që çmimet e konsumit janë rritur mesatarisht me 2.9 %. Ka dhe një rritje të konsiderueshme të pensioneve minimale e maksimale në fshat apo në qytet. Sa i përket familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, numri i tyre ka ardhur duke u ulur nga 143 mijë familje në vitin 2001 në 124 mijë familje në vitin 2004.
Një vend të posaçëm në botim zënë shifrat që lidhen me arsimimin. Sipas tij, të regjistruarit në arsimin publik përbëjnë 96.7% të regjistruarve në arsim nga 97.6% që zinin në vitin shkollor 2002-2003. Është rritur numri i mësuesve me arsim të lartë në arsimin 8-vjeçar, nga 53% që ishte në 2001-2002 në 58% aktualisht.
Në arsimin e mesëm është rritur numri i të regjistruarve me 8.3%; në institucionet private janë regjistruar 5.4% të totalit nga 4% në një vit të mëparshëm. Ndërsa braktisja e shkollës nga fëmijët me arsim tetëvjeçar është në masën 1.2 %. Numri i femrave në stafin pedagogjik në Universitete është rritur dhe arrin në 45% nga 28% që ka qenë në vitin 1996-1997. Shpenzimet në arsim janë 12% më të larta se në vitin 2003. Shpenzimet në arsimin bazë dhe parashkollor përbëjnë 60% të tyre.
Sipas INSTAT, të dhënat për Produktin e Brendshëm Bruto sipas degëve të ekonomisë për vitin 2004 paraqiten si më poshtë: Shërbimet zënë 24.9% të Produktit, bujqësia zë 24.0% të tij, transporti dhe telekomunikacioni zënë 12.1 % të PBB dhe industria 13%.
 
TIRANA, Kryeqyteti i Shqipërisë shtrihet 110 m mbi nivelin e detit, ne një rrafsh i cili përshkohet nga lumi i Tiranes. Ne perëndim midis rrugës Tirane-Durrës shtrihet Kodra e Gjate me 491 m lartësi. Ky masiv i vogël mund te kalohet ne veri nga Vora ose ne Jug nga Qafa e Erzenit. Ne lindje rrafshnalta kufizohet nga Masivi i Dajtit (1612 m) dhe nga Mali i Priskes (1365 m). Ndërmjet tyre shtrihet Qafa e Priskes (850 m). Ne Jug shtrihet Qafa e Krrabes me 933 m mbi nivelin e detit. Tirana ka nje sipërfaqe rreth 40 Km2.
Nga faktet e gjetura ne rrënojat e një kështjellë ka mundësi te behet fjale mbi një kështjellë te cilën Prokopi von Caesarea ne shekullin e gjashte e ka quajtur "Tirkan". Sidoqoftë qyteti i sotëm u themelua ne vitin 1614 kur Sulejman Pasha Mulleti ndërtoi një xhami pikërisht ne vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit te Panjohur. Xhamia u shkatërrua nga Lufta e dyte Botërore. Trazirat e pas vdekjes se Kapllan Pashës (1816) e shkatërruan një pjese te qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani. Ne vitin 1920 Kongresi i Lushnjes shpalli Tiranen kryeqytet te Shqipërisë, ne vend te Durrësit. Ne atë kohe Tirana numëronte vetëm 10000 banore ndërkohë qe Shkodra dhe Korça numëronin dyfishin e Tiranes. Vetëm pas 1938 Tirana mund te renditej ne një radhe me këto dy qytete. Tirana u çlirua nga pushtimi fashist ne 17 Nëntor 1944. Ne atë kohe ajo numëronte rreth 60 000 banore.
Pellgu i Tiranës:
Shqipëria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore të saj ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, administrimit, etnografisë e trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme e zhvillimit të tyre është reale edhe për pellgun e Tiranës.
Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi.
Gjurmë të lashta banimi në pellgun e Tiranës
Stacion paliolitik në verilindje rrëzë malit të Dajtit. Shpella e Zezë ose ndryshe Shpella e Pëllumbasit vendbanim i hershëm që dëshmon mbi gjurmët e hershme të banimit në këtë pellg.
Kjo dëshmi i takon zonës perëndimore të qendrës të qytetit. Ajo paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje dhe përbëhet nga nga naosi (salla) në perëndim. Ndërsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janë të vendosur në anën veriore.
Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahin me Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit.
Disa te dhëna rreth Tiranes...
Mendohet se godina është rrënuar në periudhën e antikitetit të vonë. Kemi të bëjmë me një ndërtesë banimi të shek. II-III të erës sonë të kthyer në kishë gjatë shekullit të IV-V, në ndërtesë kulti.
Kalaja e Petrelës:
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.
Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.
Kalaja e Prezës:
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.
Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.
Të dhëna arkeologjike:
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”...
 

Comments

Add comment

Overview of comments

(k, 2012-01-29 15:05)

what the fuck

a

(a, 2010-11-25 14:55)

Pordha