Go to content Go to menu
 


KLONIMI
 
Një zbulim i madh shkencor shkaktoj bujë të madhe, njëherit debat dhe polemikë në mes dijetarëve, mendimtarëve, intelektualëve, mjekëve, sociologëve dhe personaliteteve tjerë me eminencë të sferave të ndryshme.
Kështu, më 23.02.1997 një grup i shkencëtarëve britanik të gjenetikës në krye me Ilijan Wellmut të Akademisë Rouzlin, befasuan botën me lajmin e publikuar që me sukses arritën të bëjnë një dele të cilën e emërtuan me emrin “Dolly”, ku arritën ta krijojnë që në mënyrë joseksuale por me anë të klonimit.
Këtë e realizuan duke marrë qelizën të nxjerrur nga muskuli i një dashi dhe e përpunuan në një laborator në afat prej gjashtë ditësh, pastaj morrën një qelizë vezë të pafekonduar të një deleje tjetër ku bënë shkëputjen e bërthamës ku ndodhet materie gjenetike e njohur si ADN (acidi dezoksiribonukleik) dhe në vend të bërthamës që e nxorrën, vendosën bërthamën e shkëputur nga qeliza e marrur nga dashi. Në inkubator elektrik u arrit të bëhet bashkimi i qelizës vezë me bërthamë të zgjeruar dhe bërthamës së marrur nga qeliza e dashit. Etapa e dytë pason me mbjelljen e këtij zigoti që erdhi si rrezulltat i këtij veprimi në mitrën e delës së tretë. Kështu, pas kalimit të periudhës së shtatëzënisë u lind delja e emërtuar me emrin “Dolly”. Ajo plotësisht është pasqyrim gjenetik i dashit të parë, që mund të thuhet se është sikur të jetë binjak me dashin.
Pas disa ditë të publikimit të këtij lajmi të shkencëtarëve britanik, hulumtuesit e qendrës shkencore në shtetin Arizona të SHBA – ve , publikuan lajmin tjetër për klonimin e dy majmunëve po me të njejtën metodë.
Bazuar në atë se duket shumë reale dhe në suaza të së mundshmes, përdorimi i kësaj metode të re të realizohet edhe në botën njerëzore, u ngritën në botë shumë zëra, pikërisht kundër përdorimit të kësaj metode të klonimit të qenies njerëzore dhe pati kërkesa që të ndalohet një veprim i këtillë. Kështu, Italia doli me qëndrim se ndalon çfarëdo lloji të aplikimit të klonimit të qenies njerëzore dhe shtazore. Gjithashtu, edhe Franca nëpërmjet sekretarit shtetëror për çështje shëndetësore konfirmoi ndalim përdorimin për të projektuar ndonjë gjë të tillë.
Nuk nguruan që një numër i caktuar i shteteve evropiane të arrijnë një marrëveshtje për ndalimin e përdorimit të kësaj metode. Nëntëmbëdhjetë shtete evropiane anëtare të Unionit Europian, nënshkruan marrëveshjen e parë ndërkombëtare të një ceremonie që u mbajt me këtë rast në rezidencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, në Paris më 02.01.1998.
Refuzuan nënshkrimin e kësaj marrëveshje Britania dhe Gjermania.
Ish kryetari i SHBA –ve , Bill Klinton publikisht ka deklaruar se institucionet e SHBA – ve nuk do të mundësojnë mjete financiare hulumtimeve që janë të orientuara në klonimin e qenieve njerëzore.
Edhe përkundër asaj që kishte zëra me peshë që vinin nga ana e qarqeve shkencore, fetare, politike që kërkonin ndalimin e klonimit të qenies njerëzore, kjo gjë si duket hasi “në veshë të shurdhër”.
Si duket klonimi i qenies njerëzore është më i lehtë se klonimi i kafshëve.
Institucioni më i lartë shkencor i Britanisë »The Royal Society«, është bashkuar me kundërshtimin ndërkombëtarë ndaj thirrjes së presidentit Bush për ndalimin e klonimit tek njerëzit në të gjithë botën. »The Royal Society« i ka bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të votuar këtë javë kundër një propozimi të Kosta Rikës. Ky propozim që mbështetet nga presidenti amerikan ka si qëllim të nxjerrë jashtë ligjit të gjitha format e klonimit tek njerëzit.
Britanikët janë në favor të një propozimi belg për të ndaluar vetëm klonimin riprodhues.
Ata thanë se u duhet lënë vendeve individuale e drejta për të marrë vendime për të krijuar embrione të klonuara njerëzore me qëllim kurimi.
Mirëpo edhe përkundër ndalesës për klonim të qenies njerëzore shkencëtarit britanik që krijoi delen e klonuar “Dolly”, i është dhënë liçenca për të përdorur klonimin njerëzor për studimin e një sëmundje të rëndë të muskujve, për të cilët aktualisht nuk ka kurim. Profesori Ëilmut thotë se kërkon të marr qeliza nervore nga të sëmurët dhe t’i përdorë ato për të krijuar embrione të klonuara prej të cilave pastaj të shkëpus qeliza për t’i studiuar. Ai ka deklaruar se të gjitha embrionet pastaj do të shkatërrohen dhe nuk do të lejojnë të zhvillohen më shumë se dy javë. A thua vallë do të mund që një premtim gojor të jetë i mjaftueshëm që t’i besohet këtij hulumtuesi dhe nuk do ta keqpërdor një leje të tillë?! Kështu vepruan edhe shkencëtarët koreano – jugorë që me sukses klonuan embrione të njeriut për të marrë inde për studime shkencore.
Profesori Suk Hëang tha: “Mënyra jonë hapë rrugën për përdorimin e këtyre qelizave të zhvilluara në mënyrë specifike në mjekësinë e transplatimit”. Hollësi të këtij studimi janë botuar në versionin online të revistës “Science”. Ekipi i shkencëtarëve i tregoi revistës se si përdori 242 vezë të marra nga 16 gra në eksperimentin e vet. Në secilin rast, materiali i transferuar nga bërthama e një qelize jo riprodhuese, që përmban formulën gjenetike të femrës, në një vezë pa bërthamë të të njejtës donatore.
Pas këtij transferimi, faktorë brenda citoplazmës së vezës pritëse, besohet se kanë riprogramuar përmbajtjen e re të bërthamës, duke aktivizuar gjenet embrionale.
Këto qeliza të veçanta u panë të ndaheshin në të tre llojet e indeve që gjenden në trupin e njeriut, thanë studiuesit. Qëllimi që ata përmendën për studimin, është të studiohen indet embrionale të njeriut për të parë se si mund të përdoren ato si mjet terapeutik për të mjekuar sëmundje si diabeti, osteoartriti, sëmundja e Parkinsonit, gjatë të cilave, indet fillojnë të vdesin.
Shkencëtarët koreano – jugor thonë se do t’i përdorin teknikat për klonim terapeutik, por ekziston shqetësimi se ato mund të përdoren për klonim riprodhues për krijimin e qenieve njerëzore. Deri tani, embrionet njerëzore janë rritur vetëm për një javë, kështu që është e pamundur të thuhet nëse ato do të zhvillohen si duhet më tej, problem ky që është hasur në shumë prej përpjekjeve për klonimin e kafshëve.
Bota u befasua kur në fillim të janarit të vitit 2003 kimistja françeze e quajtur Dr. Brigitte Boisselier, kryetarja e shoqatës për klonim njerëzor »Clonaid American«, e cila merret me hulumtime për çështjen e klonimit, publikoi lajmin e lindjes së fëmiut të parë në botë të klonuar.
Në mes tjerash tha se emri i fëmijës është Eva, e cila me shëndet është mirë dhe se peshon 3kg.
Ky proces ka shumë çështje të paqarta, me ç’rast Dr. Brigette ceku se do të presë rezulltatet nga analizat shkencore të përgjithshme që do t’i bëhen fëmijës. Dr. Brigette sqaroi se ajo i takon një grupacionit religjioz, misterioz e të çuditshëm, sekti Realienëve[1][1] që pandeh se krijesat nga kosmosi janë ata që e kanë krijuar qenien njerëzore me anë të klonimit.
Siç cekë Dr. Brigette, se nëna e fëmijës është Amerikane e moshës 31 vjeçare, dhe ajo e ka bartur në barkun e saj këtë fëmi të klonuar dhe se lindja është bërë me anë të operacionit “Cezarian”. Procesi i klonimit është bërë duke shfrytëzuar një pjesë të gjeneve trashëguese nga lëkura e nënës së fëmijës dhe është përdorur inkubatori elektrik që të mbajë vitalitetin e tërësishëm të frytit të klonuar.
Dr. Brigette në pyetjen e gazetarëve mbi vendin e lindjes së fëmijës ka refuzuar të tregojë për vendin se ku ka ndodhur lindja e fëmiut me emrin Eva, por sqaroi se fëmija i parë i lindur në botë në këtë mënyrë është “plotësisht kopje” e nënës së saj dhe se procesi i klonimit është bërë për shkak se burri i saj ka qenë steril.
Hari Griffin, kryetar i Institutit Rozelin në Skoci, potencoi se njeriu i klonuar nuk është e mundur të jetë i shëndoshë dhe shtoi se pretendimet që i lanson organizata »Clonaid« e që ka të bëjë me përqindjen e lartë të suksesit në eksperimentimin me klonimin e qenieve të tjera, jep të kuptojë se ekzistojnë pika dhe momente të shumta jo logjike në lidhje me tregimet e organizatës »Clonaid«.
Michael Guillen tha se ishte “plotësisht e mundur” që pretendimet e »Clonaid« - it mund të jenë pjesë e një “mashtrimi të përpunuar”. Pastaj shton: “Është ende plotësisht e mundur që njoftimi »Clonaid« është pjesë e një mashtrimi të përpunuar me qëllim që t’i bëjë publicitet lëvizjes realiane”, tha Dr. Guillen. “Ekipi i shkencëtarëve nuk pati qasje tek familja dhe prandaj, nuk mund të verifikojë pretendimin se është klonuar një foshnje njerëzore”, thuhet në një deklaratë të z. Gullen.


 
 
 

Comments

Add comment

Overview of comments

There have not been any comments added yet.