Go to content Go to menu
 


BASHKIMI I GJËRAVE NË JETË

Burrë i mençur + grua e mençur = romantikë

Burrë i mençur + grua jo e mençur = shtatzaní

Burrë jo i mençur + grua e mençur = aferë

Burrë jo i mençur + grua jo e mençur = martesë

 

 

Një grua është e shqetësuar për të ardhmen e saj deri

sa gjen një burrë.

Një burrë nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij

deri sa gjen një grua.

 

 

Një burrë i sukseshëm është ai që fiton më tepër të

holla nga ç´mund të i shpenzojë gruaja.

Një grua e sukseshme është ajo që gjen një burrë të

tillë.

 

 

 

Që të jetë e lumtur së bashku me një burrë, një gruaje

i duhet të përpiqet ta kuptojë atë shumë dhe ta

dashurojë atë pak.

Që të jetë i lumtur së bashku me një grua, një burri i

duhet ta dashurojë atë shumë dhe të mos të përpiqet

aspak ta kuptojë atë.

 

 

Burrat e martuar jetojnë më gjatë se burrat beqarë, por

burrat e martuar dëshirojnë shumë më tepër të vdesin.

 

 

 

Çdo burrë i martuar duhet të harrojë gabimet e tij, nuk

është nevoja që që të dy të kujtojnë të njëjtën gjë.

 

 

 

Burrat zgjohen po aq të pashëm sa ç´ishin kur u futën

në shtrat.

Gratë në një farë mënyre përkeqsohen gjatë natës.

 

 

 

Një grua martohet me një burrë duke menduar që ai do

ndryshojë, por ai nuk ndryshon.

Një burrë martohet me një grua duke menduar që ajo nuk

do ndryshojë, kurse ajo ndryshon.

 

 

 

Gruaja ka fjalën e fundit gjatë një argumentimi.

Çdo gjë që burri mund të thotë pas kësaj bëhet fillim i

një argumentimi tjetër.

 

 

Dy herë nuk e kupton burri gruan -

përpara martesës dhe pas saj.

 

 

 

Një burrë është i gatshëm të japë 2 para për një gjë

për të cilën ai ka nevojë.

Një grua është e gatshme të japë 1 pare për dy gjëra

për të cilat ajo nuk ka nevojë.

 

 

 

Shef i mençur + puntor i mençur = përfitim

Shef i mençur + puntor jo i mençur = prodhim

Shef jo i mençur + puntor i mençur = ngritje në detyrë

Shef jo i mençur + puntor jo i mençur = punë angari

 

 

 

GAZMORE
 
Burri dhe gruaja në gjyqin e ndarjes:
 
- Pse s´i ke folur gruas për 6 muaj ? – pyeti gjykatësi. - Nuk
 
kam dashur t´ia ndërpres fjalën.
 
 
 
Mësuesja e gjuhës:
 
- Kur unë them "Ardiani se donte tortën",
 
çfarë është Ardiani
 
në këtë rast ?
 
- Jo fort i zgjuar - përgjigjet nxënësi.
 
 
 
Babai djalit:
 
- Si po ecin mësimet ?
 
- Po mësoj aq sa dij.
 
- Mos mëso ato që din por ato që s´din !
 
 
 
Vajza e vogël duke u lutur para se të flerë:
 
- ... dhe pastaj o Zot të lutem tu japësh
 
disa rroba të ngrohta atyre vajzave të gjora në revistat që lexon babi.
 
 
 
Njëri kishte hipur në një pemë dhe thërriste
 
me sa mundte:
 
- Ç´ke që gërthet - tha një kalimtar.
 
- Po tremb luanin.
 
- Po ku ka luan këtu ?
 
- E sheh ia kam arritur qëllimit.
 
 
 
Mësuesi nxënësit:
 
- Më thuaj emrin e një qyteti në Angli.
 
- Për cilin qytet e keni fjalën ?
 
 
 
Mësuesja don të dijë nëse luteshin në
 
familjen e Gentit përpara se të hanin:
 
- Genti çfarë thotë babai yt kur ulet për të
 
ngrënë ?
 
- Hë moj, a u bë ajo dreq gjelle ?!
 
 
 
Një letër anonime vjen në zyrën e taksave:
 
- Nuk kam mundur të flë këto kohët e fundit
 
për shkak të mos deklarimit të saktë të fitimeve që kam marrë prej dyqanit.
 
Brenda në letër kishte një shumë të madhe të
 
hollash dhe një
 
P.S.:
 
- Në qoftëse nuk më zë gjumi edhe as sonte,
 
do të sjell pjesën tjetër.
 
 
 
Një psikopatit i duket vetja sikur është
 
Zoti. Vizitohet nga
 
një psikiatër. Psikiatri:
 
-Meqë është hera e parë që po takohemi, më
 
thuaj gjithçka nga e para.
 
- Në fillim krijova qiellin dhe tokën...
 
 
 
Një turist pyet një djalë:
 
- Sa shkoi ora ?
 
- Dymbëdhjetë e natës.
 
- Mendova se mos kishte shkuar më tepër.
 
- Këtu në fshatin tonë nuk shkon më tepër se
 
fillon pastaj nga njëshi.
 
 
 
- Do shkosh në varrimin e Pjetrit ?
 
- Pse të shkoj, ai s´do vijë në timin.
 
 
 
Një djalë kërkoi punë tek një fshatar.
 
- A din të mjelësh dhe të ngasësh traktorin ?
 
- e pyeti fshatari.
 
- Ta ngas traktorin dij, por për ta mjelur,
 
se kam bërë ndonjëherë.
 
 
 
Një shkrimtari të shëmtuar por të famshëm e
 
të zgjuar anglez i tha një ditë një grua e bukur por jo fort e zgjuar:
 
- Mendo sikur të martoheshim ne dhe fëmija
 
jonë do të kishte bukurinë time dhe meçurinë tënde.
 
- Po sikur të ndodhte që ai të trashëgonte
 
fytyrën time dhe trurin tënd ? - e pyeti shkrimtari.
 
 
 
Një mace kishte ndaluar pranë derës së
 
shtëpisë së një plake dhe po thithte mariuana.
 
Plaka del jashtë dhe i thotë "Pis mace!".
 
Macja çon dy gishta lart në formë V-je dhe i
 
përgjigjet "Peace gjyshe!".
 
 
 
POLITIKE
 
Thonë se Enver Hoxha pati thërritur njëherë
 
një plak të vjetër që t´i tregonte përralla. Kështu ai e mori plakun tek kopshti
 
i tij me lule për t´ia treguar përrallat aty.
 
- Shumë të bukur e paske bërë kopshtin me
 
lule - i tha plaku
 
- Unë kopsht të tillë me lule kam bërë tërë
 
Shqipërinë - ia
 
preu Enveri duke gjetur rastin për të bërë
 
pak propagandë.
 
- A kam ardhur unë të të tregoj përralla ty,
 
apo ke ardhur ti
 
të më tregosh përralla mua ? - e pyeti plaku.
 
 
 
Historia e Shqipërisë e rishkruar nga Partia
 
komuniste me plot propagandë në të i bënte çorbë fëmijët e shkretë, saqë nuk dallonin dot epokat e ndryshme të saj. Kështu
 
 
 
në një hartim mbi pavarësinë një nxënës fillore shkruante si më poshtë:
 
"... dhe plaku Ismail Qemali ngriti më 8
 
nëntor 1912 flamurin në Vlorë dhe duke dalur në ballkon thërriti:
 
- Rroftë shoku
 
Enver Hoxha !".
 
 
 
Njëherë në Shqipërinë komuniste zbret një
 
grup malësorësh për të vizituar Durrësin. Disa të dërguar nga Partia shoqëronin
 
malësorët dhe u tregonin se çfarë kishte
 
ndërtuar Partia.
 
Partia kishte bërë pallatet, Fabrikën e
 
Gomës, Stacionin e trenave, Portin etj. Por ajo që u tërhoqi më tepër vëmendjen malësorëve ishte deti që nuk e kishin parë më parë dhe pyetën udhërrëfyesin:
 
- Po këtë Partia e ka bërë ?
 

- Jo, ai ka që qenë aty që nga koha e Zogut -iu përgjegj udhërrëfyesi

 

NGJARJE TË VËRTETA

Një vajzë me origjinë shqiptare por e lindur

dhe rritur në perëndim më kërkoi dikur ndonjë adresë ku mund të fliste chat me shqiptarë. Dhe unë i tregova nj´a dy adresa të tilla. Të nesërmen kur e pyeta se si kishte shkuar puna, më tha se kishte biseduar me një djalë shumë të sjellshëm e të sinqertë.

Kur e pyeta nëse e kishte marrë vesh emrin e

tij, ajo mu përgjigj se djali e kishte emrin Lekë Dukagjini.

Atëherë duke menduar se unë ndonëse kam folur kush e di se sa herë chat me shqiptarë e nuk e kisha patur fatin e saj tëflisja me Lekë Dukagjinin, i thashë se nëse fliste me Gjergj Kastriotin, t´i bënte të falura prej meje.

 

Kur isha në gjimnaz e me disa shokë po luanim Lojën e Rrenave me letra në shtëpinë time Nesti donte të gënjente duke hedhur përmbys katër letra të ndryshme dhe duke lënë të besonim ne se ishin katra, mirëpo gjuha e tradhëtoi dhe në vend të "katër katrave" tha "ja katër rrena prej meje"... Shoku që ishte pas i tha - E ke rrenë ! :))

 

NGA SHQIPËRIA

Një laluci dhe një labi u duhej të kalonin

një urë lëkundëse midis dy thepash mali. Poshtë ishte greminë.

Labi që ishte më trimi, kaloi i pari dhe mbërriti në krahun tjetër. Laluci nuk po guxonte të kalonte urën që tundej tërë kohës. Labi i thotë:

- Po eja more!

Laluci përgjigjet:

- Jo, se të mirren mendtë!

- Po mua pse s´mu morën mendtë kur kalova? -

thotë labi. - Po

ku ke mend ti mor derëzi! – përgjigjet laluci.

 

I biri me të atin e ve ishin ulur për të

ngrënë supë për drekë. I biri e provon i pari supën por ajo ishte aq e nxehtë sa atij nisën ti rridhnin lotë nga sytë. I ati e pyet – Përse qan o bir ?

I biri i fsheh të vërtetën duke iu

përgjigjur: - Mu kujtua nëna e vdekur!

Atëherë i ati hesht dhe fut edhe ai në gojë

një lugë supë.Supa tepër e nxehtë e bën edhe atë t´i dalin lotë nga sytë.

- Pse po qan o babë ? - e pyet i biri tinxar.

- Mu kujtua jot ëmë se çfarë kopili ka lënë !

- përgjigjet i ati.

 

Një fshatar pyet një shokun e tij fshatar:

- Ke parë ndonjëherë pampor (vaporr) ti?

Shoku tepër i sigurtë përgjigjet:

- Kam parë dhe kam ngrënë.

 

Më parë në Shqipëri vezët e vogla kushtonin 8 lekë të vjetra kurse te mëdhatë kushtonin 10 lekë.

Pula që bënte vezët e mëdha i krehohej pulës

që bënte ato të vogla.

Tjetra i përgjigjet - Nuk jam aq budallaqe

unë sa të rri e çaj bythën për 2 lekë.

 

ITALIANE

Nëpër mbledhje të Bashkësisë Europiane u

njohën dhe thelluan miqësinë e tyre dy politikanë, një italian e një britanik.

Kështu britaniku e ftoi një ditë politikanin

italian në shtëpinë e tij e cila ishte një vilë tepër e bukur dhe pajisur mirë brenda e jashtë. Politikani italian i habitur me atë që pa e pyeti politikanin britanik se si i kishte bërë të hollat që të ndërtonte dhe pajiste vilën.

- Mirë, tha politikani britanik - po ta

tregoj se si por me kusht që të heshtësh e të mos ua tregosh të tjerëve.

Italiani pranoi dhe britaniku i tha:

- Eja këtu në dritare.

Italiani vjen.

- E shikon atë autostradën që kalon atje

tutje.

- Po - i përgjigjet italiani.

- Ajo është 10 centimetra më e ngushte nga sa duhet të ishte - tha britaniku duke i lënë italianit të kuptonte se të hollat që do të ishin shpenzuar për të bërë autostraden 10 centimetra më të gjërë nga sa ishte kishin përfunduar në xhepin epolitikanit britanik.

Pas ndonjë viti vjen rradha e italianit të

ftojë britanikun.

Italiani kishte ndërtuar një pallat me

dhjetra dhoma e salla e plot skulptura e piktura të shtrenjta, përveç të gjitha pajisjeve të nevojshme e të panevojshme të

shtëpisë. Britaniku i habitur e pyeti italianin se si kishte mundur t´i vinte të

hollat për të ndërtuar këtë pallat.

- Mirë, tha italiani - po ta tregoj por më

jep fjalën që do të heshtësh e nuk do t´i tregosh kujt.

- Të jap fjalen - i tha britaniku.

- Eja këtu tek dritarja - i thotë italiani.

Britaniku afrohet në dritare.

- E shikon atë urën atje tutje !

- Jo - i thotë britaniku - nuk po shoh gjë

urë.

- Nuk ka se si - i përgjigjet italiani – pasi ajo nuk është sepse me të hollat që do të ndërtohej ajo kam ndërtuar pallatin tim unë.

 

(këtë pjesë humoristike ma ka treguar një

shoku im italian)

Para Scalfaros, në Itali ishte presindet

Pertini të cilit

shteti i ndërtoi një vilë të re.

Disa ditë pasi ishte ngunjur në vilën e re

presindenti kërkoi

të takonte arkitektin e vilës të cilit i tha:

- Sa mirë të

kishte vajtur ndërmend që ta bëje dritën e

banjos të hapej

sapo të hapej edhe dera. Sa herë çohem natën

për të urinuar me

hapjen e derës hapet edhe drita, përndryshe

do ta kisha pasur

shumë të vështirë të gjeja çelësin e dritës.

Arkitekti u

mendua e u mendua dhe pastaj tha: - Mos

kushedi e bëni urinën

në frigorifer ?

 

 

NGA PUNA

Në punën time si kujdestar pleqsh më pyet një grua e moshuar nëse kisha fëmijë. Unë i thashë se nuk kam.

Ajo më pyet

përsëri: "Po më përpara a ke pasur ?"

 

***

Një plakë harraqe më pyeste shpesh kur i

shkoja në shtëpi për

ta ndihmuar:

- Nga e dije ti që do të më gjeje këtu mua ?

 

WOMAN:  What would you do if I died? Would you get married again?

MAN: Definitely not!

WOMAN: Why not - don't you like being married?

MAN: Of course I do.

WOMAN: Then why wouldn't you remarry?

MAN: Okay, I'd get married again.

WOMAN: You would? (with a hurtful look on her face)

MAN: (makes audible groan)

WOMAN: Would you sleep with her in our bed?

MAN: Where else would we sleep?

WOMAN: Would you put away my pictures, and replace them with pictures of her?

MAN: That would seem like the proper thing to do.

WOMAN: And would you let her use my golf clubs?

 

MAN: She can't use them; she's left-handed.

 

WOMAN: - - - silence - - -

 

MAN: Shit.

 

If you're considered a beauty, it's hard to be accepted doing

anything but standing around.

-- Cybil Shepard

 

I seek the utmost pleasure and the least pain.

-- Plautus

 

 

If you do not find peace in yourself, you will never find it

anywhere else.

-- Paula A. Bendry

 

 

Today is yesterday's effect and tomorrow's cause.

-- Phillip Gribble

 

The future belongs to those who believe in the beauty of

their dreams.

-- Eleanor Roosevelt

A man is literally what he thinks.

-- James Lane Allen

 

It was the first day of school and a new student, the son of a

Japanese businessman, entered the fourth grade.  The teacher

greeted the class and said, "Let's begin by reviewing some

American history.  Who said "Give me Liberty, or give me

death?"

 

She saw only a sea of blank faces, except for that of Toshiba,

who had his hand up.  "Patrick Henry, 1775," said the boy.

 

"Now," said the teacher, "Who said 'Government of the people,

by the people, for the people shall not perish from the earth?"

 

Again, no response except from Toshiba: "Abraham Lincoln, 1863."

 

The teacher snapped at the class, "You should be ashamed.

Toshiba, who is new to our country, knows more about it than

you do."

 

As she turned to write something on the blackboard, she heard

a loud whisper: "Damned Japanese."

 

"Who said that?" she demanded.

 

Toshiba put his hand up.  "Lee Iacocca, 1982," he said.

 

 

Humor nga gazeta "Kunji" Shefi i policisë pasi i dha detyrë policit që të patrullojë në një plazh nudistësh, i tha në fund:

-Çdo orë më raporto për gjendjen me radio!

"Plepi në aeroport",- u dëgjua në radio pas një ore,

-Si jane punët në plazhin e nudistëve,-pyeti

shefi.

-Çdo gjë është shumë mire,-tha polici,-perveç një gjëjeje të vogël.

-Çfarë?-pyeti shefi.

-M'u këputën të gjitha kopsat e pantallonave.

 

A ka burra ky spital?!

Marku, një malësor i moshuar nga Bregu i Matit, u operua nga prostati në spitalin e

Lezhës. Pasi i doli narkoza, vuri re se një

infermiere po i mjekonte plagët dhe sytë i

kishin mbetur te rraqet. Ndërkaq pacienti

bërtiti me sa zë kishte : "A ka burry ky

spital?!"

 

Një kavanoz salcë me mjaltë

Gjeloshi, nje burrë rreth 60 vjeç ishte shtruar në spital. Shkon për ta parë Nika, një bashkëfshatar i tij. Me anë të një infermjere i çon edhe një kavanoz me mjaltë.

Ngaqë nuk e lejojnë të hyjë në pavion, i flet bashkëfshatarit nga poshtë, ndërsa pavioni i tij ishte në katin e tretë.

- Si po je Gjelosh, a?

- S'po jam mirë besa.

- A e more diçka që të kam sjellë? Ia dhashe

infermieres. - Po more Nikë, e mora,

po ishte pak, bre burrë!

- O e ka ba bleta, o Gjelosh, se po ta kisha ba vetë ta kisha sjellë një legen plot...

 

Kauboj

Një kauboj plak i thotë nipit:

- Kam vendosur të të dhuroj një revolver të

bukur për 18 vjetorin...

- Do të më pëlqente më shumë një orë, - i

përgjigjet nipi.

- Një orë?, - ia kthen plaku. - E nëse dikush nuk të respekton, çfarë bën? I thua sa është ora?

 

Skeda fituese

Një grua shkon në shtëpi plot varëse, byzylykë

dhe unaza floriri:

- Mos u çudit! - i thotë të shoqit. Fitova në

një llotari sportive.

Pas një jave, ajo shkon në shtëpi me një peliçe

shumë të shtrenjtë veshur.

- Po kjo?- e paet i shoqi.

- Prap fituese e skedinës unë. Fitova dhe lloton

 

e dytë, po e di ç'ke ti?, çohu e më

bëj gati vasken, se do të lahem.

- Jo! - bërtiti i shoqi. -Mos do që të lagësh

skedën fituese?!

 

Vonesa (nga Evis Mecolli)

Ishte njëhere një burrë që punonte ne nje

kantier, mirepo cdo dite shkonte me

vonese ne pune. Drejtori e shikon qe ky vjen

perdite me vonese dhe vendos t'ja

thote.

- Kam marre vesh qe perdite vjen me vonese ne

pune. Po erdhe edhe njehere me

vonese, do te te pushoj.

- Mire shef i thote ky,- por prape te nesermen

vjen me vonese. Drejtori i del perpara

edhe i thote: - Ik ne shtepi je i pushuar,

- Po aman o shef, te lutem se kam femije, kam

grua, me se do t'i ushqej?

- S'ka c'me duhet, i thote ike.

Pas shume lutjesh nga ai, drejtori e pranon

perseri ne pune, por me nje kusht qe ti

tregonte perse vonoheshe kur vinte ne pune...

dhe ai nisi t'ja tregoje:

- Po ja, i tha - krevati ku fle une me gruan

eshte ngjitur me murin.

- Po,- i thote drejtori shume mire

- Edhe une fle nga ana e murit,

- Po shume mire, - i thote drejtori

- Po qe te ngrihem ne mengjes, vazhdon ai, duhet

 

te zgjoj gruan...

- Po ti mos e zgjo,- i thote drejtori,

kapercehe!

- Po aty vonohem une o shoku drejtor....

 

 

Grimca Humoristike (Zotnia421)

Ne avion

Zoterinj, komandanti i aeroplanit ju

paralajmeron,se avioni po rrezohet, dhe i lutet

zoterinjve pasagjere qe ti mbajne pasaportat me

dhembe, duke evituar kaosin e

zakonshem qe ndodh per njohjen e kufomave.

Ato nuk ndizen

Dua te le duhanin, por nuk di si ti t'ja bej.

E ke provuar me karamele?

Po por ato nuk ndizen!...

Djali i vogel

Xhoni erdhi nga shkolla me nje sy te nxire dhe

me buze te prera.

Nena bertiti dhe i tha:

-Oh, Xhoni, prape je zene?

-Po nene, une po mbaja nje djale te vogel, qe te

 

mos e rrihte nje i madh.

-Po cili ishte ai djali i vogel?

-Une.

Arma

Roni 9 vjecar u kthye ne shtepi me hunde te

pergjakur, me nje sy te nxire dhe me

rroba te grisura. Ishte e qarte se ai ishte zene

 

me dike, dhe kishte humbur. Ndersa

babai po e mjekonte e pyeti se c'kishte ndodhur.

 

- Eh babi tha ai, ftova lanin ne duel, dhe i

lashe atij qe te zgjidhte arme.

- Po ai?

- Ai zgjodhi si arme motren e tij......

 

 

 

 

 

Preview of picture in folder VLORA

 

Comments

Add comment

Overview of comments

There have not been any comments added yet.