Go to content Go to menu
 


PËRMBAJTJA

1 HYRJE NË HTML

Në l

idhje me HTML, Sqarim ------------------------------------------------------------------------------- 1

ETIKETAT THEMELORE

4

FORMATI I WEB FAQES

2

Tiparet (Attributes) -------------------------------------------------------------------------------------------- 3

Etiketa Center, Bold, Italic, Underline; Ndarjet e Rreshtave (Line Breaks) -------------------- 4

Etiketa Paragraph, Blockquote, Horizontal Rule ----------------------------------------------------- 5

FONTET (TEKSTI)

6

GRAFIKË

9

Font Face (Stili i Fontit), Font Size (Madhësia e Fontit) -------------------------------------------- 6

Font Color (Ngjyra e Fontit) -------------------------------------------------------------------------------- 7

Etiketa Image -------------------------------------------------------------------------------------------------- 9

Madhësia e Fotografisë (Image Size), Renditja e Fotografisë (Image Alignment) ----------10

Radhitja e Fotove së bashku me Tekstin -------------------------------------------------------------- 11

Përmbledhje -------------------------------------------------------------------------------------------------- 13

Indeks ---------------------------------------------------------------------------------------------------------- 14

HTML është shkurtesa e fjalës Hyper Text Markup Language.

Është një gjuhë programuese e cila përmban komanda (urdhëra) për ndërtimin e një

dokumenti hypertekst, i cili mund të përmbajë të dhëna në formate të ndryshme, si: tekste,

figura, muzikë dhe video klipe.

Duke e përdorur gjuhën programuese HTML mund të krijohen web faqe të ndryshme,

varësisht nga dëshira juaj.

Në gjuhën programuese HTML përdoren edhe teknologji të tjera të cilat luajnë rolin e

ndihmësit. Këto lehtësojnë punën në dizajnimin e faqes. Shkruhen si nënprograme dhe

pastaj thirren sa herë që ka nevojë të përdoren.

Këto teknologji janë: Java, JavaScript, CSS (Cascading Style Sheets), CGI (Common

Gateway Interface), VBScript (Visual Basic Script), por mund të ketë edhe teknologji të

tjera.

Në lidhje me HTML

Të gjitha etiketat (komandat) janë të mbyllura me kllapat < >, të cilat mundësojnë që

komanda e shkruar të mos shihet kur faqja është në punë. Browser-i juaj i rrjetit e lexon

komandën e shkruar dhe e përkthen atë në gjuhën e kompjuterit përderisa kllapat janë të

mbyllura.

Etiketa e fillimit (hapjes) është ajo e cila gjeneron një urdhër (komandë) për leximin e

browser-it. Për shembull, i gjithë teksti që vijon <b>duhet të duket i trashë (bold),

përderisa etiketa e mbarimit (mbylljes) është e shkruar brenda në kodim. Etiketa e

mbarimit përbëhet me shtimin e shenjës / në etiketë.</b>

Etiketat e HTML-së nuk janë gjëra të ndijshme. Ashtu që <html> është krejtësisht i njejtë

sikurse <HTML>. Megjithëse për shkak të ndryshimeve që mund të ndodhen më vonë

është e preferushme që të përdoren shkronjat e formatit të vogël. Por mbani në mend,

emrat e figurave dhe url-të e web faqeve janë të ndijshme. Kështu që kur përmbahen këto

në ndonjë etiketë të HTML-së duhet të jeni të sigurtë se ato janë të shkruara saktësisht

ashtu si duken në shiritin e adresave.

Sqarim

Të gjitha dokumentet e web faqeve e kanë shtesën .html ose .htm!

Nëse krijoni një dokument në HTML editorin tuaj, patjetër ai dokument duhet të ruhet me

shtesat e lartëpërmendura!

1

Të gjitha dokumentet e HTML-së (web faqet) duhet të përdorin këtë format themelorë si bazë,

në të cilën do të mbështetet faqja. Ky format është i përkryer me katër palë të etiketave, të

cilët janë:

<html> dhe </html>

<head> dhe </head>

<title> dhe </title>

<body> dhe </body>

Etiketa e HTML-së tregon browserit tuaj se faqja është një dokument HTML. Etiketa <html>

duhet të jetë patjetër etiketa e parë në dokumentin tuaj HTML. Dhe etiketa </html> është

etiketa e fundit në dokumentin HTML.

Etiketat <head> përmbajnë etiketat e titullit të faqes, etiketat META të cilët janë makina të

kërkimit, që përdoren për të hartuar treguesin e faqes suaj, ndonjë etiketë bazë të HTML-së,

dhe disa kode të javascript-it. Sa për tani nuk duhet të koncentroheni në etiketat META,

etiketat bazë të HTML-së, dhe kodet e javascript-it, sepse këto do të diskutohen më vonë.

Ju mund të ndërtoni web faqe edhe pa këto etiketa, dhe të shtoni ato më vonë kur ju bëheni të

rahatshëm me gjuhën programuese HTML.

Etiketat <title> janë të vendosura ndërmjet etiketave <head>, dhe përfshijnë titullin e faqes

ashtu si duket në shiritin e gjendjes (status bar), në anën e majtë në këndin e lartë të ekranit.

Ky titull nuk shfaqet në web faqen tuaj. Ky titull do të jetë përshkrues i faqes suaj, por jo më

tepër se 64 simbole me gjatësi.

Etiketat <body> janë aty ku ju vendosni tërë përmbajtjen (tekstet, fotografitë, dhe lidhjet) që ju

dëshironi të shihen në faqen tuaj. Etiketa body e fillimit është poashtu vendi ku ju mund të

cilësoni ngjyrën e sfondit (background), ngjyrën e tekstit, lidhjeve (link) dhe ngjyrën e lidhjeve

të vizituara (vlink).

Më poshtë do të shihni se si ato duhet të jenë të rregulluar. Aty përfshihen një palë e etiketave

META në pjesën e etiketës head, dhe vetit themelore përbrenda etiketës body të fillimit.

Ju mund të kopjoni dhe të ngjitni (copy & paste) këto kode në tekst editorin tuaj në momentin

kur ndiheni të gatshëm të filloni dizajnimin e web faqes suaj.

<html>

<head>

<title>Titulli i Faqes Suaj Këtu</title>

<META name="description" content="Përshkrimi i faqes suaj këtu”>

<META name="keywords" content="Fjalët kyqe lidhur me faqen tuaj shkruhen këtu”>

<base href="http://www.faqjajuaj.com/">

</head>

<body bgcolor="ngjyra" text="ngjyra" link="ngjyra" vlink="ngjyra”>

E gjithë përmbajtja e faqes suaj shkruhet këtu..!

</body>

</html>

FORMATI I WEB FAQES

2

Tiparet (Attributes):

Shumë etiketa të fillimit të HTML-së lejojnë të shtohen tiparet. Këto tipare në aspekte tjera e

kanë kuptimin e formatizimit të web faqes suaj. Tani të përdorim etiketat body nga kodi i

mësipërm, për të shpjeguar këto tipare.

<body bgcolor="ngjyra" text="ngjyra" link="ngjyra" vlink="ngjyra”>

Nëse ne nuk përdorim këto tipare, web faqja jonë do të dukej me ngjyra të paplotësuara

(default colors). Me zëvendësimin e fjalës "ngjyra" me ndojnë emër të ngjyrës, ose me shifra

heksadecimale, ne mund të ndërojmë ngjyrat e paplotësuara.

<body bgcolor="black" text="white" link="gold" vlink="purple">

Etiketa e mësipërme body, do të na jepë një faqe me sfond të ngjyrës së zezë, tekst të

bardhë, lidhje të ngjyrës së artë, dhe lidhje të vizituara me ngjyrë vjollce.

Të sypozojmë që ju keni një sfond me ngjyrë fildishi të cilën e kishit përdorur, me tekst të

zezë, lidhje të kaltërta dhe lidhje të vizituara me ngjyrë të kuqe. Sfondi pra, background="" do

të përmbush këtë. Tani shikoni se si kodi do të dukej.

<body bgcolor="ivory" text="black" link="blue" vlink="red"

background="http://www.yourdomainname.com/directory/ivory.gif">

Vërejtje: Ne ende nuk e kemi caktuar ngjyrën e sfondit (zgjedhni një ngjyrë sa më të mbyllur

që është i mundshëm për sfondin tuaj) ashtu që faqja nuk hapet me ngjyrën e paplotësuar

përderisa figura e sfondit ngarkohet. Poashtu, nëse ju vendosni këtë -->

http://www.yourdomainname.com/ në <base href=""> në pjesën ku ndodhet head, ju mund të

shkurtoni url-në në tiparet e sfondit tuaj që të shihet kështu.

background="directory/ivory.gif”

3

Këto faqe përmbajnë shumë nga etiketat që ju do të përdorni në krijimin e web faqes suaj.

Shtimi i çdo etikete për paraqitje, do t'ju tregojë juve se si kombinohen etiketa të ndryshme

dhe tiparet për efekte të tjera.

Etiketa Center:

Etiketa <center> përdoret për të vendosur tekstet, fotografitë, dhe tabelat (ose ndonjë

kombinim i tyre) në qendër të web faqes suaj. Etiketa center kërkon një etiketë për mbarim

(mbyllje) pra, </center>.

<center>Shembull i etiketës center</center>

Etiketa Bold:

Etiketa <b> shëndron tekstin në një pamje më të trashë. Kjo etiketë poashtu kërkon një etiketë

për mbarim, </b>.

<center><b>Teksti i trashë në qendër</b></center>

Etiketa Italics:

Etiketa <i> shkakton që teksti të duket i pjerrët, dhe kërkon etiketë për mbyllje, </i>.

<center><b><i>Teksti i trashë dhe i pjerrët në qendër</i></b></center>

Etiketa Underline:

Etiketa <u> e nënvizon tekstin, dhe kërkon një etiketë për mbyllje, </u>.

<center><b><i><u>

Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuar në qendër

</u></i></b></center>

Vërejtje: Mbani në mend se etiketat janë të mbyllura me renditje nga etiketat e fillimit.

Ndarjet e Rreshtave (Line Breaks):

HTML nuk njef, nuk pranon ndarjet e rreshtave ose të kryereshtave ashtu si bëjnë procesorët

e fjalëve të kompjuterit ose ashtu si bëjnë programet e e-mail'ave. Ju keni futur urdhëra të

HTML-së për këto funksione. -Është dashur të shpjegohet njëra që është përbrenda, në kodin

e mëparshëm, sepse ai ishte duke u zgjatur për të treguar efektin e paraqitjes në qendër të

faqes.-

Etiketa të cilën e përdora është etiketa <br>. Kjo etiketë do të fillojë një rresht të ri, dhe nuk

kërkon etiketë për mbyllje. Shikoni shembullin:

<center><b><i><u><br>

Teksti i trashë, i pjerrët dhe i nënvizuar në qendër<br>

</u></i></b></center>

ETIKETAT THEMELORE

4

5

Etiketa Paragraph:

Etiketa <p> kapërcen një rresht dhe fillon një kryeresht të ri, poashtu edhe në këtë etiketë nuk

ka nevojë për mbyllje. Renditja e paplotësuar (default alignment) për këtë etiketë është në të

majtë. Por, me shtimin e tipareve në vijim, align="right" ose align="center", në etiketë ju mund

të ndëroni radhitjen e paplotësuar.

<p align="right">Shembulli i align="right"

Etiketa Blockquote:

Etiketa <blockquote> përdoret për dhëmbëzimin e një pjese të tekstit, dhe kërkon një etiketë

për mbyllje, që është </blockquote>.

Etiketa Horizontal Rule:

Etiketa <hr> do të formon një vijë me hije sikurse ai i mëparshëm, dhe nuk kërkon etiketë për

mbyllje.

Ju mund të rregulloni gjërësinë, madhësinë, renditjen, dhe ngjyrën me anë të karakteristikave

të mëposhtme. Width (gjerësia) është i specializuar më tepër për pixela (me numër) ose me

përqindje (%) të gjërësisë së ekranit. Shikoni në shembujt e mëposhtëm.

<hr width="50">

<hr width="50%">

Size është i caktuar dendësisht në numrin e pixelave.

<hr width="50%" size="5">

Align, në rastin kur nuk janë të plotësuar karakteristikat është në qendër, por me shtimin e

karakteristikave në vijim align="right" ose align="left" kjo mund të ndërohet.

<hr width="50%" size="5" align="left">

Noshade, me shtimin e saj vija do të bëhet i errët.

<hr width="50%" size="5" align="left" noshade>

Teksti i përdorur në web faqen tuaj kontrollohet nga etiketa e fonteve, dhe kërkon një etiketë

për mbyllje </font>. Të tre karakteristikat e fonteve janë:

face="emri i fontit"

size="numri"

color="emri i ngjyrës ose numri heksadecimal"

Ne do të diskutojmë etiketën e lartëpërmendur dhe shkurt tiparet e saj. Por së pari disa gjëra

të mbajmë në mend..!

Sikurse teksti (stili dhe ngjyra e fontit) që duket tek ndonjëri, mbështetet plotësisht në

kompjuterin dhe browserin që e përdorin. Fonti i papërcaktuar (default font) në kompjutera

është Times New Roman, dhe ngjyra e papërcaktuar është ngjyra e zezë. Kështu që nëse ju

përpunoni fontin dhe personi që viziton faqen tuaj nuk e ka atë font në kompjuterin e vet...çka

sypozoni! Faqja juaj do të duket me tekstin e paraqitur në font të papërcaktuar (default font).

E njejta vlen edhe për ngjyrën e fontit. Të gjitha ngjyrat nuk duken njejtë nga gjithë browser-ët.

Pra, më mirë është të përdoret njëra nga ngjyrat e sigurta, që ato të duken njejtë nga të gjithë

browser-ët.

Font Face (Stili i Fontit)

Ky rresht paraqet fontin,ngjyrën dhe madhësinë e papërcaktuar.

Mirë, këtu është struktura e etiketës font.

<font face="Verdana" size="2" color="blue">Teksti juaj</font>

Ju mund të ndërroni tekstin e web faqes suaj duke ndërruar njërën ose të gjitha nga këto

karakteristika. Ju poashtu mund të shtoni fonte alternative (të ndryshme) në atributin face

duke veçuar emrin e fontit me një presje. Këtu është një shembull:

<font face="Verdana,Helvetica,arial">Teksti juaj</font>

Tani browser-i do të paraqet fontin e parë të ngarkuar në atë kompjuter.

Font Size (Madhësia e Fontit)

Ekzistojnë shtatë madhësi të fonteve, dhe ato janë të caktuar me përdorimin e ndonjë numri

nga 1 deri 7. Font size="numri" në rastin kur numri i madhësisë së fontit nuk është i

përcaktuar, është 3. Këtu janë shembujt e të shtatë madhësive:

font size="1"

font size="2"

font size="3" (madhësia e papërcaktuar-default size)

font size="4"

font size="5”

Ky rresht paraqet fontin face="Verdana", madhësinë, size="2" dhe ngjyrën, color="blue”.

Ky rresht paraqet fontin face="Helvetica", madhësinë,size=”4" dh e ngjyrën,color="red".

FONTET (TEKSTI)

6

font size="6"

font size="7”

Ju poashtu mund të cilësoni një madhësi relative të fontit. Kjo është e bazuar në përdorimin e

shenjës së një minusi (-) apo të një plusi (+) dhe një numër çfarëdo (prej 1 deri 7) të

madhësisë së papërcaktuar. Këtu janë shembujt:

font size="-2"

font size="-1"

Default font size="3"

font size="+2"

font size="+3"

font size="+4”

Font Color (Ngjyra e Fontit)

Ngjyra e fontit mund të përcaktohet duke e përdorur emrin e ngjyrës ose kodin heksadecimal.

Por, këtu browser-i i vjetër prapë bie në lojë..! Të gjitha emrat e ngjyrave nuk janë të njohur

nga të gjitha browserët, dhe kodet heksadecimale nuk shihen njejtë nga të gjithë browser-ët.

Këtu janë disa shembuj të emrave të ngjyrave dhe kodeve heksadecimale përkatëse për atë

emër të ngjyrës.

~

~

~

Black ~ #000000

Red #990033

Green #008000

Blue #3333ff

Në rregull..!

n .

Tani do të shohim se si etiketa e fontit (font tag) dhe karakteristikat e tij mund të

kombinohen, dhe të përdoren veçanërisht, për të tekstin e web faqes suaj. Ne poashtu

do të përdorim disa nga etiketat themelore nga faqja e mëparshme.

duket kështu, por kjo është mënyra për të

parë efektet e çdo etikete dhe çdo karakteristike. Dhe tani në vazhdim do të shohim kodimin e HTMLsë

që është përdorur për të krijuar këtë tekst.

Kjo pjesë e tekstit që është ndërmjet vijave është i fiksuar për të na treguar përdorimin e

papërcaktimit për stilin e fontit, Madhësinë, dhe y Kështu që, me shtimin e këtyre etiketave dhe

karakteristikave të ndryshme ndryshimet do të jenë

formatizuar

Ju me siguri nuk

dëshironi që faqja juaj

r

më e shpejtë dhe më e lehtë

gj ën

krejtësisht të qarta, poashtu edhe të këqija.....!

7

Këtu është kodimi që ne kemi përdorur për të formuar paragrafin e mëparshëm.

<font color="red"><font size="+4">N</font>ë rregull..!</font> <b><i>Tani</i></b> do të

<font size="-1">shohim se si</font> etiketa e fontit (font tag) dhe karakteristikat e tij mund të

kombinohen, <font face="arial">dhe të përdoren veçanërisht,</font> për të <b><i><font

color="brown">formatizuar</font> tekstin</i></b> e web faqes suaj. Ne poashtu do të

përdorim <b><u>disa nga etiketat themelore</u></b> nga faqja e mëparshme. <font size="4"

color="green" face="helvetica"><u><b>Ju me siguri nuk</b></u> dëshironi që faqja

juaj</font> të <i>duket kështu,</i> por kjo është mënyra <font color="blue">më e shpejtë

<font size="-1">dhe</font> më e lehtë</font> për të parë efektet e çdo etikete dhe çdo

karakteristike. Dhe tani në vazhdim do të shohim kodimin e HTML-së që është përdorur për të

krijuar këtë tekst.

<br><br> <b><font size="+3">K</font></b>jo pjesë e tekstit që është ndërmjet vijave

<!--<Hr>--> është i fiksuar për të na treguar përdorimin e <u>papërcaktimit</u> për stilin e

fontit, <b><font size="3">M</font>a<font size="1">dhësi</font></b>në, dhe <font

color="red">n</font><font color="blue">g</font><font color="yellow">j</font><font

color="brown">y</font><font color="green">r</font><font color="gray">ë</font><font

color="teal">n</font>. Kështu që, me shtimin e këtyre etiketave dhe karakteristikave të

ndryshme ndryshimet do të jenë <br><br>

<center>

<b><u><i>

<font face="arial" size="4" color="purple">

krejtësisht të qarta</i>, poashtu edhe <i>të këqija</i>.....!</font></u></b>

</center>

8

GRAFIKË

Figurat grafike, me të vërtetë mund të zmadhojnë një web sajt. Ekzistojnë shumë sajte që

janë falas për grafikë ku ju mund të merrni figura për sajtin tuaj, dhe disa që kërkojnë një lidhje

në sajtin e tyre. Ju mund të transferoni (upload) fotografitë e juaja (me zgjatje .jpg), ose mund

të krijoni fotografitë e juaja me programe të ndryshme si p.sh.: PaintShop Pro, CorelDraw etj.

Për të përdorur një fotografi në web sajtin tuaj ju duhet të transferoni atë në udhëzuesin e

dosjeve në serverin e web sajtit tuaj. Shumë prezentues të rrjetit (web hosts) siguron aftësin e

transferimit të fotografive, apo ju mund të përdorni njërën nga shumë ftp (File Transfer

Protocol - Protokoli për Transferimin e Dosjeve) programe që janë në dispozicion.

Shfrytëzuesit e WebTV duhet të transferojnë dhe të ngarkojnë (transload) fotografinë në

administratorin e dosjeve.

Mos u lidhni drejtpërdrejt tek fotografitë në ndonjë sajt tjetër..! Kjo mund të krijojë një shirit të

gjërë të problemeve për pronarin e atij sajti, dhe nëse fotografia është e lëvizur ose e larguar

nga vendi ajo më aspak më shumë nuk do të shihet në web faqen tuaj.

Vërejtje: Emrat e dosjeve të fotografive janë të ndijshme. Kjo do të thotë se ju duhet të

përdorni url-në dhe emrin e dosjes me saktësi që ajo të duket në web faqen tuaj.

Etiketa Image:

Ekzistojnë shumë tipare që mund të përdoren me etiketën image, por këtu është një etiketë

themelore e fotografisë. Duket kështu:

<img src="http://emri i juaj/nën-udhëzuesi/emriifotos.gif" width="??" height="??" alt="emri ose

përshkrimi i fotografisë">

Etiketa image nuk kërkon etiketë për mbyllje.

Këtu është analiza e etiketës dhe tiparet e mëparshme.

1.. img tregon browserit se ai është duke e lexuar një etiketë për fotografi (image tag).

2.. src="" tregon browserit se ku të kërkon fotografinë. Kjo është vendi ku url-ja

(Uniform Resource Locator) është vendosur.

3.. width="??" dhe height="??" pëdoret për të treguar browserit madhësinë e

fotografisë në pixela. Simbolet ? mund të zëvendësohen me ndonjë numër që tregon

madhësinë e fotografisë në pixela. Këto tipare janë shumë të rëndësishëm në ndihmesën e

ngarkimit të shpejtë të web faqes suaj. Browseri nuk duhet të pret derisa ai e gjen fotografinë

për të parë se sa e madhe është ajo. Ai lexon tiparet, ruan hapësirën e shpërndarë në faqe,

dhe vazhdon leximin e pjesës tjetër të kodimit tuaj të html-së. Këto tipare poashtu mund të

përdoren për rindryshimin e fotografisë në faqen tuaj. Do të diskutojmë dhe do të japim

shembuj më vonë për këtë.

4.. alt="emri ose përshkrimi i fotografisë" - kjo karakteristikë nuk është i nevojshëm për

fotografinë të duket në faqe. Por është ide e mirë të bëhet i zakonshëm që të përmbahet edhe

kjo në të gjitha etiketat për shkaqet në vazhdim.

Disa njerëz e shfrytëzojnë internetin me browser-ët që janë vetëm për tekst, ose grafikët e

prishur, për shfrytëzimin më të shpejtë. Karakteristika alt u tregon atyre se ekziston një

fotografi, dhe çka është ajo. Nëse ju përdorni një fotografi si lidhje në një faqe tjetër ju mund të

përdorni atributin alt që vizitori ta ketë një përshkrim të shkurtër të faqes.

9

Madhësia e Fotografisë (Image Size):

Kjo fotografi është 264 pixela në gjërësi dhe 266 në gjatësi, dhe tiparet në etiketë duken sikur

në vijim...

pra, width="264" height="266”. Këtu është një fotografi me atributet width="" dhe height=""

cilët janë të ndëruar në 427 dhe 431 pixela.

Ju mund të ndëroni atributet width="" dhe height="" në çfarëdo numri që ju dëshironi. Por

nëse ju nuk e mbani të proporcionuar me madhësinë origjinale fotografia do të bëhet e

shtrembëruar.

width="216” height="325” width="847” height="276”

Renditja e Fotografisë (Image Alignment):

Kur ju vendosni një fotografi në web faqen tuaj renditja e papërcaktuar është në të majtë. Ju

mund të ndëroni vendin me përdorimin e etiketave <center></center> për të vendosur atë në

qendër të faqes, apo me shtimin e atributit align="" në vetë etiketën e fotografisë.

Kjo fotografi tregon papërcaktimin e renditjes në të majtë. Këtu është etiketa e fotos e

përdorur për të vendosur atë në faqe,

<img src="world.gif" width="277” height="308”>

10

Fotoja e vendosur në qendër të faqes

Këtu është kodimi i HTML-së:

<center><img src="world.gif" width="277" height="308"></center>

Fotoja e drejtuar në të djathtë

<img src="world.gif" width="277" height="308” align="right">

Radhitja e Fotove së bashku me Tekstin:

Kur keni të kombinuar tekste dhe fotografi në rreshtin e njejtë veni re se si teksti radhitet në

fund të fotografisë, kjo është renditja e papërcaktuar. Ju mund të ndëroni vendin duke

përdorur atributin align="" dhe me renditje top, middle, dhe bottom. Shikoni shembujt e

mëposhtëm:

Atributi align="top".

Nëse keni më shumë se një rresht të tekstit veni re se si rreshti i dytë ulet në fund të

fotografisë.

Kjo mund të fitohet me përdorimin e atributeve align="left" dhe align="right", dhe tani

shpjegimi më poshtë.

Atributi align="middle”

Atributi align="bottom”

Me përdorimin e atributeve align="left" dhe align="right" në etiketën e fotografisë do të

shkaktohet renditja e tekstit më ndryshe. Veni re se teksti fillon në fillim të fotos, vazhdon

poshtë derisa të arrin në fund të fotos, dhe pastaj rikthehet prapa në gjerësinë e plotë të

faqes. Vendosni etiketën e fotos në faqe, dhe pastaj në tekst.

Ju mund të keni mbështjellësen e tekstit rreth fotografisë nëse shtoni etiketën e fotos pra,

<img src="world.gif" width="16" height="48" align="left">

në rreshtin e tekstit. Ajo do të vazhdojë poshtë në anë të fotos, dhe do të rikthehet në

gjerësinë e gjithë faqes kur arrinë në fund.

11

Këtu është një trik i shkurtër..! Vendosni dy etiketa të fotove

<img src="button.gif" width="16" height="48" align="left">

<img src="button.gif" width="16" height="48" align="right">

së bashku përdoren atributet align="left" dhe align="right" të përcjellur nga teksti juaj. Ju do të

fitoni efektin e treguar, "teksti shfaqet në mes të fotove".

Nëse dëshironi ende hapësirë në mes të fotos dhe tekstit mund të shtoni atributet hspace dhe

vspace në etiketën e fotografisë,

<img src="world.gif" width="16" height="48" align="left" vspace="15" hspace="15">

Numri i përdorur është hapësira në pixela në mes të fotografisë dhe tekstit.

hspace = horizontal space (hapësira horizontale)

vspace = vertical space (hapësira vertikale)

12

Megjithëse ekziston shumë për HTML-në se sa që është përmbajtur në këto faqe. HTML-ja e

përfshirë këtu është shumë i përshtatshëm sa për fillim. Në të vërtetë, ju mund të mos merrni

parasysh faqet dhe të gjitha ato të cilat ju nevojiten që të filloni një web faqe themelore.

HTML është verzioni teknologjik i "Simon Says". Ju po i jepni browserit një komandë, dhe po i

tregoni atij se si të funsionon ajo komandë. Dhe poashtu po i tregoni se kur të mbyllet.

Meqë është lehtë të mësohet, HTML mund të jetë shumë i pafalshëm. Njejtë edhe atyre që

kanë qenë në te për krejtësisht pak kohë. Shumë probleme vijnë nga gjëra të vogla të cilat

janë të haruara apo të vendosura gabimisht. Për shembull, mungesa e një simboli (") apo <,

një etiketë e mbylljes, apo një gabim në drejtshkrim apo një hapësirë në url. Ashtu që nëse

keni problem në faqen tuaj së pari filloni të kontrolloni këto gabime të vogla. Pas pak kohe ju

do të jeni në gjendje të tregoni se çka është gabim për vetëm me një shikim në faqe të

browserit tuaj.

Dhurata më e mirë që mund t'ju dhurohet është që të

"Koncentrohuni, koncentrohuni, dhe të kontrolloni prap..!"

Ndërsa dhurata e dytë më e mirë është motoja nga WebTV Help sajti:

"It's not how much you know that counts, it's knowing where to find that which you don't know

that counts...!

Shpjegimi i motos së mësipërme është se, njeriu mesatar që nuk punon çdo ditë me HTML,

nuk do të kujton të gjitha kodet dhe atributet. Sapo mos të provoni ..! Më mirë mbani një libër

adresimi. Kjo mund të jetë nga shënimet e dorëshkrimit në një fletore, në një fajll në

kompjuterin tuaj, të ruani sajte të mira adresimi në folderin e preferuar. Çfardo që punon është

mirë për ju..!

13

PËRMBLEDHJE

INDEKS

14

B

Body -------------------------------- 2

Bold --------------------------------- 4

Br ------------------------------------ 4

Blockquote ------------------------ 5

C

Center ------------------------------ 4

F

Font --------------------------------- 6

H

Head ------------------------------- 2

Html -------------------------------- 2

Hspace ---------------------------12

Hr ----------------------------------- 5

Height ---------------------------- 10

I

Italics ------------------------------- 4

Img --------------------------------- 9

N

Noshade -------------------------- 5

P

P ------------------------------------ 5

S

Size -------------------------------- 5

T

Title -------------------------------- 2

U

Underline ------------------------- 4

V

Vspace ---------------------------12

A

Align -------------------------------- 5

Alt ----------------------------------- 9

W

Width ----------------------------- 10

Literatura u morr nga:

WebTutor v4.1